FSUNK, së bashku me Federatën e Karatesë organizuan sot Kampionatin Universitar në Karate. Studentë të universiteteve dhe kolegjeve të vendit i dhanë gjallëri sallës “1 Tetori”, duke garuar për të parin e këtij…
FSUNK, së bashku me Federatën e Karatesë organizuan sot Kampionatin Universitar në Karate.
Studentë të universiteteve dhe kolegjeve të vendit i dhanë gjallëri sallës “1 Tetori”, duke garuar për të parin e këtij kampionati.
Shpërblimet për të kampionët u ndanë nga përfaqësues të të dyja federatave, znj. Venita Smakaj, FSUNK, z. Nazmi Gashi – FKK dhe znj. Fjona Xh Xhelili nga Komisioni i Garave. Të njëjtit i përgëzuan studentet për paraqitjet e tyre në këto gara.
Antoneta Budakova - Kata (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Redona Gashi – kategoria 50 kg (KSHM Rezonanca - Fakulteti i Fizioterapisë)
Albulenë Gërvalla - kategoria -55 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Adelina Rama - kategoria 61 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Vlerë Qerimi - kategoria 68 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Fakulteti Juridik)
Fortesa Orana - kategoria +68 kg (Universiteti Hasan Prishtina - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit)
Lundrit Rashiti - Kata (Kolegji UBT - Fakulteti i Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes)
Mergim Bekteshi - kategoria 60 kg (Kolegji AAB – Fakulteti për Kulturë Fizike dhe Sport)
Endrit Beka - kategoria 67 kg (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” - Fakulteti Juridik)
Betim Maliqi - kategoria 75 kg (Kolegji UBT - Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri)
Melos Gashi - kategoria 84 kg (Kolegji AAB – Fakulteti për Kulturë Fizike dhe Sport)
Jakup Ajdari - kategoria +84 kg (Kolegji AAB - Fakulteti i Kriminalistikës)
FSUNK-ja, së bashku me partnerë, mbetet e përkushtuar në promovimin e sportit universitar duke organizuar, ndër të tjerash, ngjarje të tilla gjithëpërfshirëse për studentë sportistë.




