info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

FSUNK me ceremoni dhe aktivitete sportive shënoj Javën Evropiane të Sportit në Kosovë

FSUNK me ceremoni dhe aktivitete sportive shënoj  Javën Evropiane të Sportit në Kosovë

Java Evropiane e Sportit ne Kosove/European Week of Sport in Kosovo dje pati folenë në Universitetin e Prishtinës, ku Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK), me ceremoni dhe aktivitete sportive shënoj këtë…

Java Evropiane e Sportit ne Kosove/European Week of Sport in Kosovo dje pati folenë në Universitetin e Prishtinës, ku Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK), me ceremoni dhe aktivitete sportive shënoj këtë javë.🤾🏻‍♂️🤾🏻‍♀️

Ky aktivitet, sot, u fokusua në sportet universitare, ku në shënimin e kësaj jave, sot në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të pranishëm ishin: përfaqësues nga FSUNK-ja, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, profesorë nga FEFS-i, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, studentë e sportdashës.

Në emër të FSUNK-së, në këtë aktivitet të pranishmëve iu drejtua nënkryetarja e kësaj Federate, znj. Diellza Shaqiri-Kelmendi, e cila uroj adhuruesit e sportit për këtë javë, teksa foli për të mirat që sporti sjellë tek njeriu.
“Aktiviteti fizik dhe sporti sjellin shumëllojshmëri të përfitimeve individuale e shoqërore, siç janë: shëndeti, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, socializimi, solidariteti, mirëkuptimi reciprok, e të tjera të mira”. Në fjalën e saj, Kelmendi falënderoi MKRS-në për ftesën bërë sporteve universitare për të qenë pjesë e kësaj jave.

Në anën tjetër, koordinatori nacional i kësaj jave, njëherësh këshilltar në MKRS, z. Daut Thaçi, përgëzoi FSUNK-në për organizimin e mirë.

Përveç organizatorëve, në emër të komunitetit të sportistëve, e lumtur për mbajtjen e kësaj jave u shpreh studentja volejbolliste Xhuda Krruti, e cila falënderoi FSUNK-në dhe MKRS-në për këtë organizim të mrekullueshëm, duke i dëshiruar kolegëve të saj suksese në këto gara.

Gjate ditës, FSUNK organizoi gara në: futsall, basketboll 3X3)🏀, beach – volley 🏐 dhe ping pong 🏓. Për të përfunduar këtë ditë sportive, në fund të garave, u ndanë edhe shpërblime për studentët garues. 🏆

Për një javë, nga 23 deri më 30 shtator, në Kosovë, nën moton “Be Active” do të organizohet Java Evropiane e Sportit, ngjarje e cila po mbahet për herë të dytë në vendin tonë.

#BeActive #FSUNK #sportiuniversitar