info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot u shënua hapja zyrtare e Ligës Universitare në Futsall

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot u shënua hapja zyrtare e Ligës Universitare në Futsall

Personalitete të rëndësishme të sportit, si dhe përfaqësues universitetesh dhe institucionesh, morën pjesë në këtë ngjarje, të cilët përcollën mesazhin për mbështetje dhe masivizim të sportit tek studentët. Hapjen e…

Personalitete të rëndësishme të sportit, si dhe përfaqësues universitetesh dhe institucionesh, morën pjesë në këtë ngjarje, të cilët përcollën mesazhin për mbështetje dhe masivizim të sportit tek studentët. Hapjen e Ligës Universitare e bëri u.d. presidenti i FSUNK-së, prof. Musa Selimi. Ai falënderoi partnerët për mbështetjen e dhënë për sportin universitar dhe uroi që studentët të shfaqin rezultate, por edhe spektakël në fushë.  Fjalë para studentëve të pranishëm adresoi edhe rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, i cili theksoi se është shumë i lumtur që UP-ja po e promovon sportin te studentët, duke u përfaqësuar me disa ekipe edhe në kuadër të kësaj lige. Për nisjen e Ligës në Futsal, FSUNK-ja u përgëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi dhe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Fikret Shatri, të cilët theksuan që promovimi i sportit universitar është shumë i rëndësishëm për studentët. Liga Universitare është ngjarja e cila bashkon studentët nga i gjithë vendi, për të garuar për vendin e parë në disiplinën e futsallit. Këtë vit, 13 ekipe garojnë për këtë trofe.