info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

SELL GAMES 2026 – Rrugëtimi i Kosovës në Riga, nga përfaqësimi dinjitoz te sukseset sportive

SELL GAMES 2026 – Rrugëtimi i Kosovës në Riga, nga përfaqësimi dinjitoz te sukseset sportive

24 MAJ 2026 Parakalimi krenar i studentëve tanë në SELL GAMES 2026 Studentët tanë parakaluan me krenari në Riga të Letonisë, duke përfaqësuar flamurin e Kosovës 🇽🇰 në mesin e 960 atletëve nga 18 shtete pjesëmarrëse. Një…

24 MAJ 2026

Parakalimi krenar i studentëve tanë në SELL GAMES 2026

Studentët tanë parakaluan me krenari në Riga të Letonisë, duke përfaqësuar flamurin e Kosovës 🇽🇰 në mesin e 960 atletëve nga 18 shtete pjesëmarrëse.

Një moment i veçantë krenarie për sportin universitar kosovar dhe dëshmi e përfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Video nga parakalimi

23 MAJ 2026

Kosova në 1/8 e finales në Beach Volley

Studentët tanë siguruan kualifikimin pas paraqitjeve të shkëlqyera, me fitore ndaj Universitetit të Sporteve të Lituanisë dhe Universitetit Lituanez të Shkencave të Shëndetit.

Përkundër sfidës së fortë ndaj Daugavpils University, ekipi ynë tregoi shpirt gare dhe përkushtim maksimal.

Basketbolli 3x3 siguron gjysmëfinalen

Universiteti i Prishtinës vazhdoi dominimin në SELL Games 2026, duke mposhtur Universitetin e Sportit të Lituanisë me rezultat bindës 21:7. Një hap i madh drejt finales!

Flamuri i Kosovës valon në Riga

Mes dhjetëra universiteteve dhe shteteve pjesëmarrëse, flamuri ynë u ngrit krenar në SELL Games 2026. 🇽🇰

22 MAJ 2026

Kosova në ceremoninë hapëse të edicionit të 41-të

Momente të veçanta nga ceremonia hapëse e SELL Games në Riga, ku Kosova u prezantua denjësisht në këtë ngjarje prestigjioze studentore evropiane.


Beach Volley gati për sfidat ndërkombëtare

Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami përfaqësuan Kosovën në Beach Volley, të udhëhequr nga trajneri Idriz Berisha.

Fitorja e dytë radhazi në Basketboll 3x3

Pas triumfit të parë, ekipi ynë shënoi një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Universitetit të Shkencave të Jetës dhe Teknologjisë të Letonisë me rezultat 21:19.

Start fantastik me fitore bindëse

Djemtë tanë e nisën fuqishëm garën, duke mposhtur Universitetin “Inonu” nga Turqia me rezultat 21:8.

21 MAJ 2026

Nisja drejt SELL GAMES 2026

Delegacioni i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës udhëtoi drejt Rigës për të përfaqësuar Kosovën në disiplinat Basketboll 3x3 dhe Beach Volleyball.

Një fillim krenar i një rrugëtimi të suksesshëm ndërkombëtar. 🇽🇰🇱🇻


Krenarë me studentët tanë për përkushtimin, sukseset dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në SELL Games 2026.