info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

EUSA ka mbajtur sot takim me sekretarët e përgjithshëm të federatave universitare

EUSA ka mbajtur sot takim me sekretarët e përgjithshëm të federatave universitare

EUSA - European University Sports Association ka mbajtur sot takim me sekretarët e përgjithshëm të federatave universitare nga vendet pjesë e këtij asociacioni. Në këtë takim, në mesin e 20 vendeve, edhe FSUNK-ja u…

EUSA - European University Sports Association ka mbajtur sot takim me sekretarët e përgjithshëm të federatave universitare nga vendet pjesë e këtij asociacioni. Në këtë takim, në mesin e 20 vendeve, edhe FSUNK-ja u përfaqësua nga sekretarja Venita Smakaj. Gjatë këtij takimi u diskutuan aktivitetet e federatave dhe impakti i pandemisë COVID-19 në punën e tyre. Në anën tjetër, Smakaj ka informuar rreth situatës në vendin tonë dhe aktivitetet e FSUNK-së. Pjesëmarrësit u dakorduan që takimi virtual i radhës do të mbahet së shpejti.