info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

Fortesa Kaçiu u zgjodh student-ambasadore për vitin 2023/24 në Akademinë e Liderëve Vullnetarë të FISU-së (FVLA)

Fortesa Kaçiu u zgjodh student-ambasadore për vitin 2023/24 në Akademinë e Liderëve Vullnetarë të FISU-së (FVLA)

Akademia e Liderëve Vullnetarë të FISU-së (FVLA) ka mbajtur sesionin më datë 7-9 shtator ku pjesë e këtij projekti unik të arsimit, i cili shërben si platformë e komunikimit ndërmjet studentëve liderë dhe federatave të…

Akademia e Liderëve Vullnetarë të FISU-së (FVLA) ka mbajtur sesionin më datë 7-9 shtator ku pjesë e këtij projekti unik të arsimit, i cili shërben si platformë e komunikimit ndërmjet studentëve liderë dhe federatave të sporteve universitare nga mbarë bota, është edhe studentja e Universitetit të Prishtinës dhe e FSUNK-së, Fortesa Kaçiu e cila u zgjodh student- ambasadore për vitin 2023/24. Këtë vit, pjesëmarrëse janë 116 shtete ku pjesë e tyre është edhe Kosova. Më qëllim të inkurajimit të liderëve të rinj, FISU përmes të tilla aktivitete promovon vlerat e sportit universitar, duke ndarë edhe këshilla lidershipi për studentët ambasadorë nga ekspertë nga e gjithë bota.