info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

FSUNK dhe studentët e FEFS bashkohen në fushatën #BeActive për një jetë më aktive dhe të shëndetshme

FSUNK dhe studentët e FEFS bashkohen në fushatën #BeActive për një jetë më aktive dhe të shëndetshme

Në kuadër të projektit #BeActive, ku Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) është partnere, studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit u angazhuan në aktivitete promovuese me qëllim nxitjen e një…

Në kuadër të projektit #BeActive, ku Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) është partnere, studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit u angazhuan në aktivitete promovuese me qëllim nxitjen e një jete aktive dhe të shëndetshme. 

Në këtë aktivitet morën pjesë z. Fidan Hamiti, Sekretar i Përgjithshëm i FSUNK, dhe z. Daut Thaqi, përfaqësues i projektit BeActive, të cilët theksuan rëndësinë e sportit universitar si pjesë e lëvizjes evropiane për aktivitet fizik dhe mirëqenie.