info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

FSUNK-ja i uron presidentit Ismet Krasniqi zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut

FSUNK-ja i uron presidentit Ismet Krasniqi zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut

Dje Komiteti Olimpik i Kosovës mbajti Asamblenë Zgjedhore, ku u zgjodh udhëheqësia e tij për periudhën 2021-2024. Besimin për drejtimin e KOK-ut e mori Ismet Krasniqi, ndërkaq, me propozimin e presidentit Krasniqi…

Dje Komiteti Olimpik i Kosovës mbajti Asamblenë Zgjedhore, ku u zgjodh udhëheqësia e tij për periudhën 2021-2024. Besimin për drejtimin e KOK-ut e mori Ismet Krasniqi, ndërkaq, me propozimin e presidentit Krasniqi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut u zgjodh edhe Musa Selimi, njëherësh anëtar i bordit të FSUNK-së. Federata e Sporteve Universitare e Kosovës përshëndet organizimin e suksesshëm të Asamblesë Zgjedhore të KOK-ut, si dhe shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me presidentin Krasniqi, si dhe udhëheqësinë e Komitetit Olimpik, për të mbështetur dhe promovuar, së bashku, sportin vendor. Njëherësh, FSUNK-ja, duke pasur parasysh punën e dëshmuar të presidentit Krasniqi në menaxhim sportiv, shpreh bindjen se KOK-un po e pret një mandat i suksesshëm drejt realizimit të misionit të tij për zhvillimin dhe promovimin e Lëvizjes Olimpike Kosovare. Federata e Sporteve Universitare i uron pranimin e detyrave të reja dhe i dëshiron suksese edhe anëtarëve të tjerë, të cilët fituan besimin e delegatëve, për të shërbyer si pjesë e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në mandatin e radhës.