info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

FSUNK-ja pjesëmarrëse në Forumin Botëror të FISU-së, 2020

FSUNK-ja pjesëmarrëse në Forumin Botëror të FISU-së, 2020

1500 pjesëmarrës, përfshirë këtu 600 studentë, nga 105 shtete, morën pjesë në 15 punëtoritë dhe shtatë diskutimet e tryezave të rrumbullakëta, të mbajtura gjatë tri ditëve të Forumit Botëror të Federatës Ndërkombëtare…

1500 pjesëmarrës, përfshirë këtu 600 studentë, nga 105 shtete, morën pjesë në 15 punëtoritë dhe shtatë diskutimet e tryezave të rrumbullakëta, të mbajtura gjatë tri ditëve të Forumit Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare, 2020. Pjesëmarrëse aktive në këtë forum ishte edhe Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, e cila u përfaqësua nga presidenti Musa Selimi, nën-presidentja Djellza Kelmendi dhe sekretarja Venita Smakaj. Ndërkaq, studentët sportiste kosovarë u përfaqësuan nga studentja Edona Murati. Sipas përfaqësuesve të FISU-se, ky forum, i cili u organizua nga komitetit përgjegjës në Budapest, dëshmoi që është me shumë sesa një pikë takimi për federatat universitare të sporteve pjesëmarrëse. Forumi tre ditor u përqendrua tek punëtoritë dhe panelet e diskutimit për përfshirjen e sportit universitar, ndërkaq profesionistë dhe liderë të sportit nga mbarë bota, diskutuan për perspektiven e sportit në universitete në vitet e ardhshme. Me theks të veçantë, gjatë këtij forumi u fol për sporti universitar në kohë të pandemisë COVID-19. FSUNK-ja është anëtare e dy federatave kryesore të sportit universitar: Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar si dhe Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA - European University Sports Association).