info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

FSUNK promovon jetën aktive gjatë Javës Evropiane të Sportit – #BeActive

FSUNK promovon jetën aktive gjatë Javës Evropiane të Sportit – #BeActive

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit – #BeActive, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) organizoi aktivitetin e radhës me qëllim të promovimit të sportit dhe jetës aktive në mesin e studentëve. Gjatë…

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit – #BeActive, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) organizoi aktivitetin e radhës me qëllim të promovimit të sportit dhe jetës aktive në mesin e studentëve.

Gjatë aktivitetit, studentët morën pjesë në lojëra miqësore volejbolli, duke përcjellë mesazhin për një stil jetese më aktiv, të shëndetshëm dhe socialisht të lidhur. 

Ky aktivitet ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSUNK-së për të inkurajuar pjesëmarrjen studentore në sport, si dhe për të qenë pjesë aktive e nismave evropiane dhe botërore që synojnë promovimin e aktivitetit fizik tek të rinjtë.

FSUNK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e aktiviteteve sportive universitare, në krijimin e mundësive për angazhim, bashkëpunim dhe frymë sportive, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien fizike dhe mendore të studentëve.