info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

Në Prizren, diskutohet për sportin universitar

Në Prizren, diskutohet për sportin universitar

Kryetari i FSUNK-së, Musa Selimi, i shoqëruar nga nënkryetari Nehat Gashi, kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku janë pritur në takim nga rektori Mentor Alishani. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth…

Kryetari i FSUNK-së, Musa Selimi, i shoqëruar nga nënkryetari Nehat Gashi, kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku janë pritur në takim nga rektori Mentor Alishani.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth rolit të sportit në jetën studentore dhe rendësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe federatave sportive.
Palët u dakorduan për fuqizim të metejmë të partneritetit, duke krijuar mundësi të reja për angazhimin e studentëve në sport.