info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

Përmbyllen Ligat Universitare 2025 me Medalje, Trofe dhe Çmime për Kampionët

Përmbyllen Ligat Universitare 2025 me Medalje, Trofe dhe Çmime për Kampionët

Me atmosferë festive, përmbyllëm sot Ligat Universitare, në të cilat morën pjesë rreth 600 pjesëmarrës nga universitete e kolegje vendore. Presidenti Musa Selimi përgëzoi studentët për paraqitjet e shkëlqyera si në…

Me atmosferë festive, përmbyllëm sot Ligat Universitare, në të cilat morën pjesë rreth 600 pjesëmarrës nga universitete e kolegje vendore.
Presidenti Musa Selimi përgëzoi studentët për paraqitjet e shkëlqyera si në kuadër të ligave përkatëse, ashtu edhe për triumfet në garat mbarëkombëtare në Shqipëri.
 
Të pranishmit i përshëndeti edhe Karl Giersberg, përfaqësues i veteranëve të Bundesligës gjermane, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë nga FSUNK-ja.
Ndërkaq, në emër të studentëve, shprehu mirënjohje për FSUNK-në, koordinatori i Ligës në Futsall, Uran Bala, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij organizimi.
Ceremonia u pasurua edhe me pika artistike. Për të pranishmit përformuan Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve "Shota" dhe Dardan Gjinolli, duke i sjellë edhe më shumë gjallëri kësaj ceremonie.
 
Studentët fitues u shpërblyen jo vetëm me medalje e trofe, por edhe me çmime financiare: 500€ për vendin e parë dhe 300€ për vendin e dytë.
Ligat Universitare u zhvilluan në këto disiplina: Shah, Beach Volley, Basketboll 3×3, Futsall, Ping Pong, dhe Tenis.
 
Urime kampionëve! 
 
[embed class="is-loading"]https://www.facebook.com/share/r/1F2frbYccS/[/embed]