info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

Presidenti Selimi dhe Sekretari Hamiti në EUSA: diskutojnë për projekte të përbashkëta

Presidenti Selimi dhe Sekretari Hamiti në EUSA: diskutojnë për projekte të përbashkëta

Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Fidan Hamitin, zhvilluan takim të rëndësishëm me drejtuesit e EUSA - European University Sports Association, në selinë e tyre në Ljubljanë.Në…

Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Fidan Hamitin, zhvilluan takim të rëndësishëm me drejtuesit e EUSA - European University Sports Association, në selinë e tyre në Ljubljanë.Në takim u diskutuan mundësitë që Kosova të jetë nikoqire e një kampionati, apo eventi sportiv të EUSA-s në të ardhmen, si dhe planet afatgjata të federatës sonë për zhvillimin e sportit universitar.

Po ashtu u shkëmbyen vizionet dhe objektivat strategjike të FSUNK-së dhe u identifikuan fushat ku EUSA mund të ofrojë mbështetje konkrete, në fusha, si: infrastruktura, edukimi, financimi dhe zhvillimi i talenteve.