info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

Presidenti Selimi në Asamblenë e FISU-së në Düsseldorf: Theksohet Roli i Kosovës në Lojërat Botërore Universitare 2025

Presidenti Selimi në Asamblenë e FISU-së në Düsseldorf: Theksohet Roli i Kosovës në Lojërat Botërore Universitare 2025

Presidenti i Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, z. Musa Selimi, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FISU-së, e cila u mbajt në qytetin e Düsseldorf-it në Gjermani. Gjatë pjesëmarrjes atje, Presidenti…

Presidenti i Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, z. Musa Selimi, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FISU-së, e cila u mbajt në qytetin e Düsseldorf-it në Gjermani. Gjatë pjesëmarrjes atje, Presidenti Selimi pati kënaqësinë të takojë Presidentin e FISU-së, z. Leonz Eder, si dhe homologun nga Shqipëria, z. Besnik Veliu, duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin ndërshqiptar dhe atë ndërkombëtar në fushën e sportit universitar. Në këtë asamble u theksua rëndësia e Lojërave Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025, ku pritet të marrin pjesë 900 studentë nga mbi 100 vende të botës, përfshirë edhe studentët tanë nga Kosova, të cilët do të përfaqësojnë vendin me krenari.