info@fsunk-kos.org Prishtinë, Republika e Kosovës
Apliko në ligë

Vajzat e Kosovës kampione në Universiaden e Dubrovnikut!

Vajzat e Kosovës kampione në Universiaden e Dubrovnikut!

Ekipi i volejbollit që përfaqësoi Kosovën në Universiaden e mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë, triumfoi kundër ekipeve pjesëmarrëse nga rajoni, duke fituar kupën e këtij kompeticioni.   Presidenti i FSUNK-së, Musa…

Ekipi i volejbollit që përfaqësoi Kosovën në Universiaden e mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë, triumfoi kundër ekipeve pjesëmarrëse nga rajoni, duke fituar kupën e këtij kompeticioni.
 
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, nënpresidenti Nehat Gashi, sekretari Fidan Hamiti, anëtarja e Bordit, Bardha Kurti, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Florjan Miftari, profesorët Bahri Gjinovci dhe Gani Ibrahimi, ishin aty për të mbështetur ekipin e vajzave që u shpallën kampione.
 
Studentja Jona Krasniqi shpallet lojtarja më e mirë e Universiades së Dubrovnikut!
 
Një arritje që bën krenar gjithë Kosovën! 🎉 URIME!